English

Banka Qendrore Amerikane, fitime rekord nga kriza

Uashington, 13 janar, NOA - Falë të ardhurave të mbledhura përmes masave urgjente që synonin ta nxirrnin ekonominë amerikane nga kriza e rëndë financiare, Banka Qendrore Amerikane ka arritur që të nxjerrë fitime rekord. Një fakt i tillë pohohet në raportin e këtij institucioni të rëndësishëm bankar botëror për vitin 2009. ai pohon sesi rezerva federale tha se do t'i kthejë mbi 46.1 miliardë dollarë qeverisë federale. E kjo shumë vjen nga të ardhurat që Banka Qendrore mori kryesisht nga investimet në letra me vlerë të Thesarit dhe të tjera letra me vlerë nga kreditë e shtëpive.

Por thuhet edhe sesi rezerva federale nxori gjithashtu fitime nga huatë që u dha bankave dhe firmave të tjera.

Më tej, në raport thuhet sesi fitimet e bankës do të investohen në raste emergjente për të mëkëmbur ekonominë e rrënuar amerikane nga kriza e vitit të kaluar.

Kujtojmë këtu se në fund të vitit 2009, banka kishte 1.5 trilion dollarë borxh qeveritar dhe shuma të tjera lidhur me kreditë e shtëpive.

n.e/NOA

KOMENTE