English

Bashkësia Islame e Kosovës, aksion për ndihmë të përmbyturve në Shqipëri

Prishtinë, 13 Janar NOA/Hajdin Islami - Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se me vëmendje dhe e shqetësuar po përcjell gjendjen në veriun e Shqipërisë, ku përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatbardhësisht jo edhe viktima në njerëz.

Sipas një komunikatë të Bashkësisë Islame të Kosovës(BIK) bëhet e ditur se të premten më 15 janar 2010, në të gjitha xhamitë e Kosovës të organizohet aksion për grumbullimin e mjeteve financiare me destinim ndihmë zonave të përmbytura në Shqipëri.

Aksioni do të zhvillohet pas namazit të xhumasë,ndërsa për të sensibilizuar xhematin, Kryesia e BIK-ut ka udhëzuar imamët që hytben e xhumasë t'i kushtojnë solidaritetit dhe ndihmës me njerëzit në rast të fatkeqësive, thuhet në mes tjerash në këtë njoftim për media.

h.i/e.r/NOA

KOMENTE