English

Berisha: Ky mot ndodh një herë në 100 vjet, PS: Një papërgjegjshmëri

Tiranë, 13 Janar NOA - Replika mes mazhorancës dhe opozitës për situatën e emergjencës në Shkodër dhe deklarimeve të kryeministrit se një mot i tillë ndodh një herë në shekull,

"Shkak i përmbytjeve kanë qenë reshjet, që u cilësuan si të shkallës së dytë. Kjo është një ngjarje që ndodh një herë në 100 vjet", - deklaroi Berisha para pak minutash në mbledhjen e qeverisë që këtë radhë u zhvillua në Shkodër.

Kryeministri theksoi se shërbimet prestigjioze metereologjike ndërkombëtare e cilësuan këtë situatë të motit të fillimvitit si të shkallës së dytë, që përsëritet më rrallë se një herë në 100 vjet.

I menjëhershëm ka qenë reagimi, nga Partia Socialiste: "Përmbytja nuk ishte fatkeqësi natyrore që ndodh një herë në 100 vjet, por papërgjegjshmëri e njerëzve që drejtojnë me vota të vjedhura vendin", - akuzoi opozita.

e.r/NOA - Lexoni më shumë mbi argumentin:

Përmbytjet, Berisha: "S'kemi asnjë të vdekur

Kryeministri: E kapërcyem situatën

Berisha, PS-së: Mos flisni dokrra

KOMENTE