Romë, 13 Janar NOA - Ministri i Punëve të Jashtme egjiptiane ka përdorur një gjuhë të ashpër kundër Italisë lidhur me ngjarjet e fundit në Rosarno duke i cilësuar ato si "dhunë" dhe "fushata agresive" ndaj emigrantëve dhe pakicave arabe dhe myslimane në Itali.
Ai i ka kërkuar me tone të ashpra qeverisë italiane të "marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e minoritarëve dhe emigrantëve, si dhe të ndalë "dhunën dhe fushatat agresive ndaj arabëve dhe pakicave myslimane" në Itali
Akuzave të homologut të tij egjiptian, Ministri Fratini iu përgjigj: "nuk ka prapavijë fetare". Ne kemi zbatuar vetëm ligjin."
Ngjarjet e fundit në Rosarno duket se po sjellin edhe një tension në mes të Kajros dhe Romës.
a.k/NOA