English

Ekspertë italianë inspektojnë argjinaturat e lumenjve Drin, Bunë dhe Kir

Shkodër, 13 Janar NOA - Një grup ekspertësh të Mbrojtjes Civile Italiane inspektuan sot argjinaturat përgjatë lumenjve Drin, Bunë dhe Kir.

Ekspertët italianë të shoqëruar dhe nga ekspertë shqiptarë inspektuan argjinaturat në Reç, Gur i Zi, Vau i Dejës, Dobraç, Ças dhe Ana e Malit.

Inspektimi i ekspertëve italianë kryhet me qëllim shqyrtimin e mundësive të ndërhyrjes për përforcimin e argjinaturave përgjatë lumenjve në zonën e Shkodrës.

r.b/NOA

KOMENTE