Pekin, 13 janar, NOA - Pas sulmeve ndaj adresave të postës elektronike të aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kompania e njohur e internetit Google nuk e di nëse do të vazhdojë më të ofrojë shërbimin në Republikën Popullore të Kinës. Në mes të dhjetorit ishtë sulmuar masivisht një server i Google dhe firmave të tjera perëndimore, me qëllim depërtimin tek të dhënat e aktivistëve për të drejtat e njeriut.
Lajmi është bërë me dijeni nga një zëdhënës i Google në San Francisco, sipas të cilit javën e ardhshme me qeverinë në Pekin do të zhvillohen bisedime për të shqyrtuar mundësitë dhe mënyrat e operimit të mëtejshëm në Kinë.
Google nuk e akuzuar drejtpërdrejt qeverinë kineze për përfshirje në këto sulme, por tha se për shkak të incidentit, kompania nuk ka gatishmëri për të vazhduar censurimin e rezultateve në makinën e tij të kërkimit në Kinë. Gjatë katër viteve të kaluara qeveria e Kinës kishte kërkuar zvogëlimin e rrjedhjes së informacioneve, që konsideroheshin vërejtje për regjimin komunist të këtij vendi.
n.e/NOA