English

Gruaja e reformistit iranian: Qeveria do të më vrasë burrin

Teheran, 13 janar NOA - Gruaja e udhëheqësit reformist iranian Mehdi Karroubi, paralajmëroi sot se "qeveria (qeveria e Teheranit) e do burrin tim të vdekur". Në një intervistë dhënë gazetës "La Stampa", Fatemeh Karroubi tha: "Ata që janë sot në pushtet kanë zgjedhur rrugën e represionit. Por në historinë e Iranit metodat represive nuk kanë pasur kurrë arsye për popullin trim iranian që kërkon drejtësi dhe liri".

"Unë dhe familja ime ndihemi të kërcënuar. Qeveria nuk na jep mbrojtje. Muajt e fundit janë shtuar kërcënimet ndaj burrit tim. Në të vërtetë, ata janë urdhëruar ta bëjnë këtë nga qeveria", - thekson gruaja e reformistit italian.

Mehidi Karroubi, i cili doli i treti në zgjedhjet e kontestuara të 12 qershori të vitit të kaluar së bashku me, Mir Huseinit Mousavi është një nga kundërshtarët kryesorë të regjimit aktual në Iran. Në muajt e fundit, siç shprehet gruaja e tij janë shtuar rrahjet, kërcënimet ndaj tyre. Makina e Mehid Karroubit është shkatërruar.

a.k/NOA

KOMENTE