English

Karabinierët denoncojnë një shqiptar dhe kapin një tjetër për vjedhje

Arezzo, 13 Janar NOA - Karabinerët kanë denoncuar ditën e sotme në Arezzo të Italisë një qytetar 27 vjeçar me origjinë shqiptare. Me sa duket shqiptari mbante me dhunë një vajzë rumune e cila ishte më e vogël se ai dhe abuzonte rregullisht me të madje e detyronte atë dhe të prostituohej.

Akuzat ndaj tij janë për sekuestrim personi, prostituim dhe dhunë seksuale ndaj një të miture e cila ishte me origjinë rumune.

Po në Arezzo është kapur dhe një shqiptar tjetër me moshë 25 vjeçare i cili akuzohej nga karabinierët vendas për vjedhje.

Autoritetet nuk i kanë bërë publikë ende emrat e dy shqiptarëve pasi më parë po pritet të jepet masa e sigurisë për to në bazë të vendimit që do të japë gjykata lokale.

r.b/NOA

KOMENTE