English

KESH: Fierza ka arritur në nivelin 290 metra, Komani 170 m dhe Vau i Dejës 74 m

Tiranë, 13 janar, NOA - Të dhënat më të fundit që i përkasin orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në kaskadën e Drinit tregojnë se niveli i Fierzës ka arritur në kuotën e 290.26 metrash, nga 296 metra që është kapaciteti maksimal i saj.

Të raportuara nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës në kuadrin e publikimit periodik të situatës në kaskadat e hidrocentraleve kryesore në vend, ato tregojnë se shënohet një ulje e nivelit të ujit në to.

Ato tregojnë gjithashtu se prurjet në Fierzë llogariten 430 metër kub për sekondë, ndërsa derdhjet janë në nivelin prek 600 metër kub në sekondë.

Ndërsa për hidrocentralin e Komanit Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës njofton se aktualisht ai ndodhet në kuotën e 170.27 metrave.

Prurjet në Koman raportohet të jenë 200 metër kub për sekondë, ndërsa derdhjet e ujit 700 metër kub për sekondë.

Ndërkaq, po nga të dhënat zyrtare mësohet se në Vaun e Dejës niveli është 74.20 metra, nga 76 metra që është maksimumi i lejuar.

Kurse prurjet në Vaun e Dejës llogariten në 140 metër kub për sekondë dhe derdhjet janë 950 metër kub për sekondë.

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës ka njoftuar ndër të tjera se KESH ka ulur ndjeshëm shkarkimet në kaskadë.

n.e/NOA

KOMENTE