English

Komuniteti Mysliman dhuron 10 mijë euro për zonat e përmbytura

Tiranë, 13 Janar NOA - Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dhuruar 10 mijë euro në llogarinë e hapur bankare për banorët e zonave të përmbytura.

Kryesia e KMSH-së pas vendimit të marrë nga ana e saj për dhurimin e kësaj shume, nëpërmjet kryetarit të saj Haxhi Selim Muça i ka telefonuar sot Kryetarit të Komisionit Ndërqeveritar të Ndihmave, ku i ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e plotë për përballimin e situatës së emergjencës në zonat e prekura nga përmbytja në Qarkun e Shkodrës.

Kryesia bëri të ditur se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dhënë një ndihmesë prej 10 mijë euro në ndihmë të banorëve të shpërngulur nga përmbytja, e cila do të pasohet me ndihma të tjera në këtë drejtim.

Krahas kësaj, ditën e premte në faljen e xhumasë do të mblidhen fonde në të gjitha xhamitë e Republikës, pas një sensibilizimi që iu është bërë të gjitha myftinive të Shqipërisë.

"Lusim Zotin që t'ia lehtësojë sprovën të prekurve nga përmbytja dhe t'i ndihmojë ata që të dalin sa më parë nga kjo situatë", - thekson Komuniteti Mysliman shqiptar.

r.b/NOA

KOMENTE