Tiranë, 13 Janar NOA - Në aeroportin e Rinasit, mbërritën sot në mesditë nga Turqia disa ndihma për banorët e zonave të prekura nga përmbytja në Qarkun e Shkodrës, bëjnë të ditur për agjencinë NOA, burime nga Komiteti Ndërministror. Konkretisht mbërritën 7, 2 tonë ushqime nga Gjysmëhëna e Kuqe, por mbërritën gjithashtu edhe medikamente dhe pajisje të ndryshme mjekësore.
Vlera e ushqimeve dhe medikamenteve të ardhura për ndihmë nga Gjysmëhëna e Kuqe llogaritet në 13 672 dollarë.
Me të njëjtin avion nga Turqia erdhën si ndihmë për strukturat e emergjencës edhe 20 elektropompa.
e.r/NOA