English

Mbledhja e qeverisë bëhet në Shkodër, Berisha: E kapërcyem situatën

Shkodër, 13 Janar NOA - Këshilli i Ministrave ka filluar para pak minutash mbledhjen e tij të radhës në mjediset e Bashkisë së Shkodrës, ku fillimisht është duke folur kryeministri Sali Berisha.

Shefi i qeverisë e ka nisur fjalimin e tij me një varg falënderimesh për autoritetet, zyrtarë të ndryshëm, specialistët, forcat e rendit dhe ushtrisë, pushtetin vendor dhe individët.

"Unë dua të falënderoj ju anëtarët e qeverisë, kryetaren e Parlamentit, kryetarin e Komitetit të Ndërministror të cilët u faktuan qytetarëve të Shkodrës, angazhimin plotë dhe total për kapërcimin dhe përballimin e kësaj situate".

Berisha vlerësoi se ministrat "së bashku me qeveritarët vendorë, drejtuat operacionin më të fuqishëm të shpëtimit në historinë e vendit".

"Ky operacion deri tani realizoi me sukses të plotë shpëtimin e jetës së njerëzve", - theksoi kryeministri.

r.d/e.r/NOA -

Lexoni më shumë mbi argumentin:

Përmbytjet, Berisha: "S'kemi asnjë të vdekur

Berisha, PS-së: Mos flisni dokrra

KOMENTE