Prishtinë, 13 Janar NOA - Bordi i Drejtorëve të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka marrë vendim sot që të ndajë një ndihmë solidare prej 5000 (pesë mijë) Euro në mbështetje të Republikës së Shqipërisë për të tejkaluar sa më lehtë pasojat nga përmbytjet e ditëve të fundit.
Në letrën që i ka drejtuar Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Fadil Ismajli, Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Islam Lauka, ka theksuar se pas kësaj situate të jashtëzakonshme të krijuar, ndaj shqetësimin për fatkeqësinë që ka kapluar Shqipërinë duke shkaktuar vërshime nga uji të shumë sipërfaqeve të tokës dhe të shtëpive të banimit".
"Uroj që gjendja e krijuar të tejkalohet sa më parë dhe sa më lehtë, dhe që jeta e qytetarëve të viseve të prekura të kthehet në normalitet. Shpresoj dhe uroj që Republika e Shqipërisë të mos përballet më asnjëherë me situata të tilla të jashtëzakonshme dhe që qytetarët të kenë progres në çdo fushë të jetës", - thuhet në vijim të letrës drejtuar Ambasadorit Lauka.
a.b/e.r/NOA