English

Përmbytjet, qeveria zhvillon sot mbledhje në qytetin e Shkodrës

Tiranë, 13 janar, NOA - Sot në mjediset e Bashkisë së Shkodrës do të zhvillohet një mbledhje e posaçme qeverie, kjo edhe në kuadrin e situatës së rëndë të krijuar nga përmbytjet në zonat që përfshin rrethi verior. Lajmi është konfirmuar nga burimet zyrtare të Këshillit të Ministrave, të cilat me anë të një njoftimi kanë sqaruar sesi ministrat sot do të mblidhen që të gjithë në qytetin e Shkodrës për të zhvilluar mbledhjen e tyre të radhës.

Një eveniment ky aspak i zakontë për një kabinet qeveritar, i cili është mbledhur përherë në mjediset e Këshillit të Ministrave.

Por nisur nga gjendja emergjente e krijuar në veri të vendit prej përmbytjeve, duket se kryeministri Berisha e ka parë me vend që ministrat të jenë më afër kësaj zone dhe qeveria të jetë atje e pranishme për të parë nga afër situatën dhe për të diskutuar e marrë vendime rreth saj.

n.e/NOA

KOMENTE