English

Shoqëria civile, ndihma për familjet e përmbytura në zonën e Shkodrës

Tiranë, 13 Janar NOA - Një grup organizatash të shoqërisë civile në Shqipëri vendosën të koordinojnë përpjekjet e tyre për të ndihmuar materialisht familjet e përmbytura në zonën e Shkodrës, kryesisht gratë dhe fëmijët. Këto organizata krijuan gjatë një takimi në Tiranë Ndihmën e Shoqërisë Civile për Familjet e Përmbytura në Shkodër.

Në të bëjnë pjesë: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Shoqata Refleksione, Partnerët Shqipëri, ANTTARC, MEDPAK, NCCS, World Vision Albania, ALO 116 - Telefoni i Ndihmës për Fëmijët, IRCCRA, Terre de Hommes, OSFA, Qendra për Popullsinë dhe Zhvillimin, Save the Children dhe Fondacioni "Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve".

Gjatë takimit u ra dakord që të krijohet një grup pune i shoqërisë civile, i cili do të vizitojë nga afër gratë dhe fëmijët në qendrat pritëse dhe do të identifikojnë nevojat e tyre edhe përmes një koordinimi të përbashkët mes organizatave dhe organizmave të tjera që veprojnë aktualisht në këtë qytet.

Gjithashtu u vendos që nëpërmjet një komunikimi të menjëhershëm dhe përmes medias, të grumbullohen ndihma materiale, në radhë të parë për gratë dhe fëmijët e familjeve të përmbytura.

Këto ndihma do të dërgohen më pas në Shkodër, ku personat e kontaktit atje do të bëjnë të mundur shpërndarjen e tyre tek qendrat pritëse më në nevojë.

e.r/NOA

KOMENTE