English

Tërmeti godet Haitin, shemben godinat qeveritare, dhjetëra të humbur nën rrënoja

Porto Princ, 13 janar, NOA - Haiti është goditur nga një tërmet i fuqishëm me epiqendër në afërsi të kryeqytetit të tij, Porto Princ, duke shkaktuar shkatërrime të konsiderueshme në ndërtesa dhe njerëz.

Sipas ekspertëve të këtij vendi, ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur këtë vend që prej dy shekujsh.

Të dhënat e mediave vendase tregojnë se pallati presidencial dhe ndërtesa të tjera qeveritare në kryeqytetin e vendit janë dëmtuar rëndë së bashku me shumë ndërtesa banimi, por ende nuk ka konfirmime për numrin e viktimave të shkaktuara nga gjendja nën rrënoja e shumë trupave ende të pagjetur.

Tërmeti me një fuqi 7 ballë i shkallës Rihter u shoqërua me pasgoditje dhe përfshiu një lëkundje e cila kapi masën prej 5.9 ballë, duke rritur pritshmërinë e mjaft dëmeve në këtë rajon të shkaktuara prej forcës së madhe goditëse të tij.

Bëhet me dijeni ndërkaq se lëkundjet e tërmetit u ndjenë edhe në Republikën Domenikane e cila ndan ishullin Hispanola me Haitin.

Haiti gjithashtu shtrihet në mes të rripit të stuhive detare, duke e bërë atë vend objekt të stuhive të fuqishme tropikale gjatë stinës verore të Hemisferës Veriore.

n.e/NOA

KOMENTE