Haiti, 14 Janar NOA - Presidenti i Haitit, Rene Preval, ka deklaruar pak orë më parë: " kemi frikë që nën gërmadha ndodhen me mijëra vetë" Sipas tij bëhet fjalë për një situatë "të paimagjinueshme".
Preval, i cili kërkoi ndihmë ndërkombëtare, tha se dhe Parlamenti ra, ashtu si shkollat dhe spitalet.
Tërmeti i rënë sot në Haiti ka shkaktuar dëme të pallogaritshme.
Në Haiti janë nisur ekipet e shpëtimit amerikan. Sipas Presidentit Obama ndihma për të prekurit nga tërmeti "duhet të jetë një përpjekje ndërkombëtare".
a.k/NOA