Rritet hapësira e tokave të përmbytura, personave të evakuuara dhe banesave të përmbytura. Komiteti Ndërministror, publikoi minutat e para të 14 Janarit, të dhëna zyrtare që i gjeni dhe në listën e detajuar më poshtë, ku tregohet se ka arritur në 11 400 hektarë, territor nën ujë, kurse 5148 persona janë evakuuar dhe 2649 shtëpi janë përmbytur
Shkodër, 13 Janar NOA - Veprimtaria e të gjitha strukturave të angazhuara për përballimin e emergjencës civile në zonat e prekura nga përmbytja u analizua sot gjerësisht në mbledhjen e qeverisë e cila u drejtua sot në Shkodër nga Kryeministri Sali Berisha.
Kryeministri përgëzoi për punën e kryer të gjithë drejtuesit dhe strukturat e pushtetit qendror e vendor e po ashtu të institucioneve të përfshira për përballimin e emergjencës si dhe kërkoi edhe një herë angazhimin e tyre maksimal për të vazhduar me intensitet punën për kapërcimin e kësaj situate.
Ministrat, anëtarë të Komitetit Ndërministror verifikuan ashtu si edhe në ditët e mëparshme drejtpërdrejt në terren ecurinë e operacioneve për evakuimin, shpërndarjen e ndihmave dhe veprimet e tjera për normalizimin e situatës.
Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha inspektoi kryerjen e operacioneve në Dajç dhe Velipojë, Ministri i Punëve Publike Z. Sokol Olldashi inspektoi Bushatin ndërsa Ministri i Bujqësisë Z. Genc Ruli inspektoi në Komunën Gur i Zi.
Shpërndarja e ndihmave dhe operacionet e tjera për ditën e sotme u kryen nga strukturat e Forcave të Armatosura në bashkëpunim me ekipet e ardhura për ndihmë nga vendet e tjera dhe forcat policore.
Një grup ekspertësh të Mbrojtjes Civile Italiane inspektuan sot argjinaturat përgjatë lumenjve Drin, Bunë dhe Kir.
Ekspertët italianë të shoqëruar dhe nga ekspertë shqiptarë inspektuan argjinaturat në Reç, Gur i Zi, Vau i Dejës, Dobraç, Ças dhe Ana e Malit.
Inspektimi i ekspertëve italianë kryhet me qëllim shqyrtimin e mundësive të ndërhyrjes për përforcimin e argjinaturave përgjatë lumenjve në zonën e Shkodrës.
Të dhëna mbi numrin e personave të evakuuar, sipërfaqen e tokës dhe numrin e shtëpive të përmbytura:
Nr
Njësia vendore
Tokë e përmbytur
Përsona të evakuar
Shtëpi të përmbytura
1
B. Shkodër
250 ha
616
330
2
K. Dajç
2000 ha
2000
1187
3
K. Ana Malit
1200 ha
282
180
4
K. Velipojë
2000 ha
200
50
5
K. Bërdicë
2100 ha
810
368
6
K. Guri Zi
1000 ha
730
210
7
K. Bushat
2500 ha
500
300
8
K. Qendër, M.Madhe
50 ha
10
8
9
K.Rrethina
300
25
16
Gjithsej
11.400 ha
5148 persona
2649 shtëpi
Të dhëna orare për kaskadën e Drinit dhe Ulzës: ora 21:00, 13.01.2010
a. Kuotat, prurjet dhe prodhimi
HEC
K. max. lejuar
(m)
K. orare
(m)
Dif. Kuotave orare
(cm)
Prurjet orare
(m3/sek)
Prodhimi orar
(MË)
Fierze
296.00
290.12
-2
310
480
Koman
175.00
170.40
-1
200
550
V.Dejes
76.00
74.33
+3
100
250
Ulez+Shkopet
128.80
128.38
+1
100
45
HEC e tjere
43
Derdhje uji
Fierze
Koman
V.Dejes
Ulez
Shkopet
Porta (m3/sek)
150
200
250
0
0
Agr (m3/sek)
480
660
560
65
80
Total (m3/sek)
630
860
810
65
80