Pogradec, 13 janar, NOA - Një 18-vjeçare është vetëvrarë me pistoletën e të atit në mënyrë aksidentale. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në fshatin Zërvaskë të Pogradecit ku viktima është banuese e tij me inicialet D.Xh. Grupi hetimor që ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka bërë me dijeni ajo ka hyrë për të studiuar në dhomën e gjumit të prindërve dhe më pas ka marrë pistoletën e të atit, i cili është efektiv i komisariatit të policisë së Pogradecit duke u vrarë në mënyrë aksidentale.
Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale për ngjarjen në fjalë, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Pogradecit për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA