English

160 pedagogë të Vlorës, peticion me kërkesa Tafajt

Vlorë, 14 janar, NOA - Nëse disa javë më parë Universiteti i Vlorës u pushtua nga një grevë e studentëve, këtë radhë janë pedagogët e tij të cilët kërcënojnë me ndërprerjen e mësimit nëpër auditore. Kjo pasi ata kanë firmosur një peticion drejtuar ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj për mosplotësimin e 3 kërkesave të tyre të publikuar muaj më parë. Në këtë mënyrë, këta pedagogë kanë paralajmëruar se do të ndërpresin mësimin deri në një kohë pa afat, derisa të gjejnë plotësim kërkesat e tyre.

Bëhet me dijeni se vetëm 10 pedagogë nuk e kanë nënshkruar këtë peticion, ndërsa ai është firmosur nga 160 prej tyre, nga 170 që janë në total pranë Universitetit "Ismail Qemali" të Vlorës.

n.e/NOA

KOMENTE