English

Arrestohet 20-vjeçari, kapet me 15 qese lënde narkotike

Tiranë, 14 janar, NOA - Forcat e policisë së Tiranës kanë arrestuar dje në flagrancë një 20-vjeçar me emrin Klevis Resto, i dënuar për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotikëve". Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA duke pohuar se djaloshi u kap pranë pallateve "Agimi" në Tiranë me 15 qese farmaceutike me bimë narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua menjëherë edhe motori i tij me targë AD 43327, në të cilën rezultuan të fshehura këto qese me drogë.

Materialet hetimore në ngarkim të tij, do t'i kalojnë prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE