English

Banka Botërore kërkon ndjesë "që folëm keq ndaj qeverisë së Berishës"

"Përfundimisht, duhet të pranojmë që Banka ka bërë gabime në këtë projekt. Po punojmë që të sigurohemi që kjo nuk do të ndodhë më në të ardhmen, qoftë këtu apo në ndonjë vend tjetër"

Tiranë, 14 Janar NOA - Banka Botërore ka shuar të gjitha zërat dhe spekulimet se me pronat në bregdet ishin bërë abuzime, duke i veshur qeverisë së Berishës plot dyshime për afera korruptive, pasi sot përmes zëvendëspresidentit të saj ka kërkuar publikisht ndjesë.

Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore Philippe Le Houérou ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë dhe sot mori pjesë në mbledhjen e Komitetit të Strategjive që u drejtua nga kryeministri Berisha.

Duke u ndalur në zhvillimet e vitit të kaluar, në lidhje me projektin e menaxhimit të integruar të zonës bregdetare, Zv/presidenti i BB-së sqaroi se Bankës Botërore i vjen keq që, në një inspektim që kishte për qëllim të shikonte nëse banka u ishte përmbajtur apo jo politikave të saj, dolën deklarata të pabazuara kundër veprimeve të qeverisë me këtë projekt.

"Unë dua të jem shumë i qartë. Procesi i panelit të inspektimit nuk heton në asnjë mënyrë veprimet e klientëve tanë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të interpretohet si i tillë. Për më tepër, nuk pati asnjë provë për korrupsion, në mënyrë që Departamenti për Integritetin Institucional të Bankës, të kryente hetime të mëtejshme. Pra, përfundimisht, duhet të pranojmë që Banka ka bërë gabime në këtë projekt. Po punojmë që të sigurohemi që kjo nuk do të ndodhë më në të ardhmen, qoftë këtu apo në ndonjë vend tjetër", tha z. Philippe Le Houérou.

r.b/NOA

KOMENTE