English

Biznesi, nga 1 shkurti deklarimet onnline

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 14 janar NOA - Nga data 1 shkurt e këtij viti të gjithë deklarimet e biznesit do të bëhen nëpërmjet internetit.

Në këtë mënyrë, çdo tatimpagues do të shmangë çdo komunikim me përfaqësuesit e administratës tatimore.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Artur Papajani, gjatë një takimi me Dhomën e Tregtisë Amerikane.

Kjo procedurë e cila kishte nisur të aplikohej për biznesin e madhe tashmë do të shtrihet për të gjithë kategoritë, në muajin e ardhshëm. Gjatë këtij takimi anëtarët e Dhomës Amerikane kanë ngritur shqetësimin e ndryshimeve të shpeshta të ligjeve fiskale, çka ndikojnë direkt në aktivitetin ekonomik të tyre.

Anëtarët i kërkuan drejtorit të tatimeve që sa herë të ndryshojnë ligjet, biznesi të vihet në dijeni, pasi një pjesë e mirë e gjobave apo penaliteteve vijnë si pasojë e mosnjohjes së ndryshimeve ligjore.

Mbi të gjitha këto ndryshime bëhen në mënyrë të njëanshme nga qeveria pa u konsultuar më parë me biznesin.

r.l/NOA

KOMENTE