English

Denoncohet skandal i shëmtuar seksual në Veri: Prifti italian abuzon me djem shqiptarë

VETËM PËR ABONENTËT

Për të lexuar lajmin klikoni këtu

Ky raport është pjesë e lajmeve me pagesë në agjencinë NOA. Për të lexuar raportin e plotë dhe reagimet e priftit të dyshuar si dhe autoriteteve kishtare, abonohuni duke dërguar një email në pr@noa.al.

Shkodër, 14 Janar NOA - Një skandal abuzimi seksual, është denoncuar në veri të vendit. Një prift italian 60-vjeçar që kryen prej disa vitesh, misionin e atit shpirtëror për banorët e zonave të thella malore kufitare të Pukës dhe Shkodrës, denoncohet për veprime perverse me fëmijët dhe të rinjtë e këtyre zonave.

Në një letër dërguar disa mediave të Enjten disa të rinj publikojnë rastet e abuzimit seksual të priftit italian të famullisë së Gomsiqes në Pukë.

"Jemi disa të rinj që kemi pasur fatin e keq të njohim një prift që quhet Karlo. F., dhe që me jetën e tij është një rast skandaloz që ka ndikuar negativisht në fshatrat që atij i janë besuar", nis letra e disa të rinjve të asaj zone.

Sipas tyre, ky prift që prej nj kohe prej 7 vjetësh, ndodhet në Shqipëri dhe mban pozicionin e Zv.Ipeshkëvit, ka poshtëruar të rinjtë, duke u folur për seks, madje duke shkuar deri aty sa t'u prek organet gjenitale. Rasti më ekstrem i perversitetit të priftit që denoncohet në këtë letër, është abuzimi seksual i priftit italian me një fëmijë të mitur nga Gomsiqja. Në letër jepen identitetet e plota të cilat janë censuruar nga NOA.

"Më e keqja ka qenë kur në shtëpinë e don Karlos, (që gjendet në Gomsiqe - Jakaj), u gjend mysafir M.K, një djalë minoren jetim dhe i braktisur. Prifti maniak përfitoi nga rasti dhe në të gjitha dhomat që kishte e ftoi djalin të flinte në dhomë me të", shkruhet në këtë letër. Sipas personave që denoncojnë skandalin, prifti i ka dhuruar djalit të mitur para, celular, lexues dvd, për të arritur qëllimet e tij seksuale. Por sipas këtij denoncimi, ky nuk është i vetmi rast i abuzimit të priftit, që veprimet e tij maniake, i fsheh pas mantelit të atit shpirtëror.

"Një rast tjetër, A. H, edhe ai minoren, merrej nga prifti në shtëpi që t'i bënte masazhe, para se të shkonte për të fjetur dhe pasi zgjohej nga gjumi. Djali paguhej nga prifti për këto masazhe. Karlo.F, ky prift 60-vjeçar, shihet shpesh herë teksa përkëdhel fëmijët sikur të ishin pronë e tij", vazhdon letra denoncuese.

Priftit i janë besuar 7 fshatra: Gomsiqe- Jakaj, Dush, Karmë, Lekaj e Markolaj, Gomsiqe e Pukës, Kaftall, Korthpulë dhe Vrith. Rastet e tjera të shkeljes dhe abuzimit me misionin e tij të besimit fetar, radhiten njëra pas tjetrës, jo vetëm nga Gomsiqe të Pukës, por edhe në fshatrat e thella malore të Shkodrës.

Rasti i mëposhtëm, përmendet nga një i ri, i cili ka qenë pjesëtar i misionit kishtar. "Një ditë shkova për një vizitë në bashkësinë Gjoni XXIII në Shkodër. Në këtë bashkësi, ishin pritur adoleshentë dhe të rinj me probleme të ndryshme personale dhe familjare. Sapo hyra në dhomën e pritjes, gjej don Karlon me një minoren shurdhmemec, qe e kishte vënë në prehër dhe e prekte me liri të plotë. U shtanga duke pare se në atë dhome ishin të mbyllur vetëm ata të dy. U trondita dhe nuk dita si të reagoja. Por bluaja në zemrën time: Si është e mundur që të lejohet një prift të hyjë në bashkësi personash kaq të brishtë e të veprojë me kaq liri, duke dhunuar pastërtinë e zemrave të më të vegjëlve?

Personat që kanë shkruar këtë letër, theksojnë se janë të gatshëm të dëshmojnë abuzimet e priftit dhe shprehen se për këto raste kanë vënë në dijeni edhe Ipeshkvin, për veprimet abuzive të zëvendësit të tij.

Por sipas tyre, në vend që të alarmohej dhe të ngrinte zërin për atë çka dëgjoi, të rinjtë shprehen se Ipeshkvi e ka mbuluar turpësinë e priftit italian.

"Ai ka heshtur dhe vazhdon ta lejojë të veprojë priftin në këto fshatra. Nuk jemi të nxitur aspak nga urrejtja për këtë prift, por na djeg shqetësimi që ky të mos abuzojë më me pushtetin e tij fetar. Shpresa e fundit besojmë thellësisht se ka mbetur në këtë denoncim publik, që të nxjerrë në pah të gjitha të ligat e këtij meshtari. Meshtari dihet nga të gjithë se është edhe një pijanec i tepruar dhe ka dhënë dëshmi të keqe me më të vegjlit, duke i porositur që edhe ata të jepen pas alkoolit". Personat dëshmitarë të këtyre abuzimeve pohojnë se brenda një viti, prifti i denoncuar për abuzim seksual, ka ndërruar numrat e celularit disa herë.

Në tentativë për të kontaktuar vetë me priftin italian, Agjencia NOA ka telefonuar në numrin e deklaruar nga denoncuesit, por asnjë përgjigje nuk vjen për shkak të telefonit të mbyllur të tij e po ashtu dhe zv/ipeshkvit ndaj NOA mbetet e hapur të marrë qëndrimin e të denoncuarve dhe më tej, të publikojë identitetin e plotë të tyre.

Të rinjtë denoncojnë edhe aktivitetin joligjor të priftit në Shqipëri. "Ai ka marrë fonde të ndryshme nga shoqata, nga bamirës, nga vetë Kisha. Po ku janë këto fonde që ishin destinuar për të mirën e përbashkët? Në famullinë e Gomsiqes, Don Karlo ka sjellë disa pleq që i ka lënë në vetmi dhe në kushte të degraduara".

Të rinjtë nga fshatrat Gomsiqe Jakaj, Korthpulë, Kaftall, Vrrith, Karmë, Gomsiqe - Pukë, kërkojnë të bëhen hetime për këtë prift. Duke mos patur besim tek krerët e kishës, ata shprehen se "ata po e mbrojnë sepse e dimë mirë se Kisha ka shumë pushtet dhe para".

e.r/NOA

KOMENTE