English

Deputetë të PS në Shkodër: Banorët përgënjeshtrojnë deklaratat e Berishës

Tiranë, 14 janar NOA - Deputetët e qarkut Fier dhe Korçë kanë qenë sot në fshatin Dobraç në komunën Rrethina të Shkodrës.

"Socialistët, Arben Ahmetaj, Albert Caci, Fatos Tushe dhe Astrit Beci kanë identifikuar në terren banorë të cilët shprehen përkundër gjithë deklarimeve të qeverisë, se askush nuk është interesuar për ta.

Ata vazhdojnë të ngrenë akuzë për ministrin e Energjetikës që duhet të kishte nisur shkarkimin e ujit kohë më parë, që të mos ndodhte kjo katastrofë. Ministri i Energjetikës dhe vetë Kryeministri mohojnë një të vërtetë të madhe, që Hidrocentralet duhet të ishin hapur më parë. Kjo ka sjell një kaos të madh këtu. Tokat do abandonohen, edhe është e vështirë. Vetëm Murlani mund ta sjellin një fije këtë tokë prapë. Këtu s'mbillet më. Janë rreth 80 ha tokë të mbytura flas, në këtë territor" thuhej në deklaratën e PS-së.

Në një prej fermave të vogla të këtij fshati gjithçka ka shkuar dëm, dhe fermeri 65 vjeçar kërkon ndihmë: "Në total mund të jenë që janë dëmtuar rreth 50 kuintal misër, është sana më shumë e dëmtuar, duhet të jetë rreth 10 kuintal e dëmtuar sanë. Jam 65 vjeç këtë punë e këtë mund janë të rrallë që e bëjnë, sepse është djersa e fëmijëve, që kanë fjetur nëpër ura në Itali" ka deklaruar fermeri.

Deputeti socialist Ahmetaj u shpreh se mungesa e menaxhimit të situatës e bën edhe më të rëndë dështimin dhe dëmin që u është bërë këtyre banorëve: "Është fare e qartë, që ky fenomen që është shkaktuar nga keqmenaxhimi dhe korrupsioni qeveritar, ka të përqasur dhe indiferencën e pushtetit vendor, sidomos në këtë territor, ku banorët ankohen për mungesë vëmendjeje dhe shprehin se si janë lënë vetëm, pa asnjë solidaritet, pa asnjë ndihmë dhe pa asnjë mbështetje në emergjencë nga institucionet qeveritare dhe nga vendorët. Partia Socialiste këmbëngul që asistenca financiare do të ishte minimalja që mund t'ju bëhej këtyre njerëzve në këtë fatkeqësi, e cila nuk është natyrore. Ne do të vazhdojmë të solidarizohemi, të ndihmojmë, por sigurisht është detyrë e institucioneve qeveritare, e qeverisë, që t'ju gjendej këtyre njerëzve dhe është fatkeqësi e dytë që mungesa e mbështetjes së qeverisë, e shton dështimin, e shton dëmin, e shton tragjedinë."

k.k/NOA

KOMENTE