Brescia, 14 Janar NOA - Nuk ka më paqe për lojtarin e Brescias, Franchesco Flachi, i cili ka dalë pozitiv për herë të dytë në testin e dopingut ku dhe këtë radhë janë gjetur gjurmë kokaine në metabolizmin e tij.
Kujtojmë që ai për këtë gjë ishte dënuar dhe më parë me 2 vite s'kualifikimi jashtë fushave të lojës.
Këtë radhë bëhet fjalë për ndeshjen e Seria B të kampionatit Italian asaj midis Brescia dhe Modena në 19 dhjetor të vitit 2009. Në testin e antidoping lojtari ka rezultuar pozitiv dhe bëhet fjalë pikërisht për kokainë.
Këtë herë ndryshe nga radha e parë mendohet se lojtarit do ti vijë një ndëshkim më i rëndë pasi është hera e dytë që bën diçka të tillë.
Në një komunikatë që ka nxjerrë vetë klubi i Brescias thuhej:
"Në pritje të një vendimi definitiv dhe të një dënimi të ashpër që mund të jepet në drejtim të lojtarit dhe klubit, ne jemi mjaft pranë Franchesco Flachit dhe familjes së tij gjatë kësaj periudhe të vështirë që ata po kalojnë".
r.b/NOA