Tiranë, 14 Janar NOA - "Për sa i përket projekteve për zhvillimin e zonës bregdetare, janë qartësuar të gjitha problemet në rrafshin bilateral dhe nuk mbetet as edhe një çështje lidhur me këtë projekt, për të cilin qeveria ka zbatuar me luajalitet marrëveshjen me Bankën Botërore".
Kështu deklaroi sot, kryeministri Berisha, gjatë mbledhjes së Komitetit të Planifikimit të Strategjive, në të cilën merrte pjesë dhe Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore, Philippe Le Houa©rou, i cili ndodhet për një vizitë në Tiranë.
Publiku shqiptar, - tha Berisha, - e di se ka patur një lloj kundërshtie, siç është e zakonshme midis partnerëve, për projektin e zhvillimit të zonës bregdetare.
"Të gjithë këto probleme janë qartësuar përfundimisht në rrafshin bilateral dhe nuk mbetet as edhe një çështje lidhur me këtë projekt", - tha kryeministri duke qartësuar se Qeveria ka zbatuar me luajalitet marrëveshjen me Bankën Botërore.
"Banka e ka shumë të qartë dhe Zv/Presidenti siguroi qeverinë se është plotësisht i bindur në rëndësinë e këtij projekti dhe në korrektesën e qeverisë shqiptare", - tha Berisha.
"Në këtë drejtim, u shpreh Kryeministri, Zv/presidenti Philippe Le Houérou siguroi qeverinë shqiptare se është plotësisht i bindur në rëndësinë e këtij projekti dhe në korrektesën e qeverisë shqiptare".
e.r/NOA