English

Elbasan, arrestohet 24-vjeçari, dyshohet se shiste heroinë

Elbasan, 14 janar NOA - Një 24-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Elbasanit pasi posedonte një sasi droge të llojit heroinë.

Erion Brahja, u arrestua sot pasi, gjatë kontrollit personal të ushtruar nga specialistëve të antidrogës së policisë së Elbasanit, në lagjen "Sul Paprri" iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 20 qese plastmasi, brenda së cilave gjendej një material me ngjyrë të kuqërremtë e cila për nga karakteristikat e saj, ngjason me atë të lëndës narkotike e llojit Heroinë, të përgatitura dhe të destinuara për shitje, me peshë 6.2 gramë.

Policia i kaloi materialet, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotikeve".

k.k/NOA

KOMENTE