English

Haiti goditet nga një tjetër tërmet në nivelin 4.7 ballësh

Porto Prince, 14 janar, NOA - Një tërmet tjetër është shënuar në zonën e Haitit dhe siç mësohet, ai ka qenë në shkallën prej 4.7 ballësh, por që nuk ka mundur të shënojë ndonjë dëmtim në njerëz apo godina, siç ishte goditja fatale duke u gdhirë dita e djeshme, Nga kjo e fundit sipas ekspertëve, janë shënuar të paktën 100 mijë viktima dhe siç mësohet deri tani, ende mijëra veta gjenden nën rrënoja duke iu dëgjuar madje edhe zërat tek kërkojnë ndihmë për shpëtim.

Edhe një ditë e gjysmë pas tërmetit të rëndë të fuqisë 7 ballë, përmasat e katastrofës mbeten ende të paqarta, ndërsa ekspertët janë duke studiuar të gjitha pistat dhe treguesit për të cilët mendojnë se është shkaktuar ky tërmet fatal.

Thuhet se epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi 10 km, goditja ishte shtatë ballë sipas shkallës Rihter, kështu që mund të nisesh nga fakti që korja e tokës është thyer deri në sipërfaqe, ndaj janë kaq shkatërrimtare pasojat e tërmetit.

n.e/NOA

KOMENTE