English

Hidink zyrtarisht i lirë, ende jo trajner i Juves

Tiranë, 14 Janar NOA - Ekipi kombëtar i Rusisë dhe trajneri holandez, Gus Hidink janë ndarë zyrtarisht, duke mos arritur që të nënshkruajnë një kontratë mes tyre, për të vazhduar bashkëpunimin, pas eliminimit nga finalet e Kupës së Botës.

Federata Ruse e Futbollit njoftoi gjatë ditës së djeshme se Hidink nuk do të jetë trajneri i skuadrës ruse dhe aktualisht vendi ka mbetur vakant, deri në emërimin e pasuesit të trajnerit të njohur holandez.

Nëse zyrtarizohet largimi i Hidink në Rusi, mediat italiane raportojnë se mbetet që të ndodhë e njëjta gjë edhe me Juven, që pritet të ulë në vend të Ferrarës pikërisht trajnerin holandez.

r.b/NOA

KOMENTE