English

Kampionati i Afrikës në futboll, Gaboni mund Kamerunin

Angola, 14 janar, NOA - Në ndeshjet për Kupën e Afrikës në futboll të cilat po zhvillohen në Angola, ekipi i Gabonit i ka befasuar të gjithë duke mundur ekipin e Kamerunit. Mësohet se kombëtarja e Gabonit e mposhti kombëtaren e Kamerunit merezultatin 1 me 0. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Daniel Cousin në minutën e 17-të të ndeshjes.

Pas kësaj ndeshjeje, Gaboni i prin Grupit D me tri pikë Kjo ishte përballja e parë e grupit D e vlefshme për Kupën e Kombeve të Afrikës.

Ndërsa në ndeshjen e dytë të këtij, ekipi i Zambias dhe Tunizisë kanë arritur në barazim 1 me 1.

Ndërsa përballja djeshme e Grupit C për Kupën e Afrikës në futboll, ndërmjet Mozambikut dhe Beninit ka përfunduar me barazim mes palëve, me një rezultat 2 me 2.

n.e/NOA

KOMENTE