English

Katastrofa në Haiti, Brad Pitt e Angelina Jolie dhurojnë 1 milionë dollarë

Haiti, 14 janar NOA -Brad Pitt e Angelina Jolie kanë treguar edhe njëherë ndjeshmërinë e tyre ndaj katastrofave duke mos hezituar të bëjnë bamirësi.

Çifti hollivudian ka dhuruar 1 milion dollarë për "Mjeket pa kufij" për viktimat e Haitit të shkaktuar nga tërmetet e fuqishme që rrafshuan qytetin një ditë më parë.

"Është e tmerrshme të shikosh një katastrofë të të tilla dimensioneve të godasë një popull që prej vitesh vuan nga varfëria ekstreme, dhuna dhe shkatërrimet", ka deklaruar Jolie. Ndërsa bashkëshorti i saj, aktori Pitt deklaroi se "reagimi i parë është thelbësor për të përballuar nevojat imediate të një numri të paparë personash që kanë nevojë për asistencë urgjente".

k.k/NOA

KOMENTE