English

KESH: Niveli i ujit në Fierzë ka rënë me 6 metra, aktualisht në nivelin 290.03 m

Tiranë, 14 janar, NOA - Të dhënat më të fundit që i përkasin orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në kaskadën e Drinit tregojnë se niveli i Fierzës ka arritur në kuotën e 290.03 metrash, nga 296 metra që është kapaciteti maksimal i saj.

Të raportuara nga Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare në kuadrin e publikimit periodik të situatës në kaskadat e hidrocentraleve kryesore në vend, ato tregojnë se shënohet një ulje e nivelit të ujit në to.

Sipas tyre, Fierza ka shënuar një rënie të saj prej 6 centimetrash, krahasuar me një ditë më parë.

Ato tregojnë gjithashtu se prurjet në Fierzë llogariten 430 metër kub për sekondë, ndërsa derdhjet janë në nivelin prek 600 metër kub në sekondë.

Ndërsa për hidrocentralin e Komanit Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton se aktualisht ai ndodhet në kuotën e 170.40 metrave, ndërsa kapaciteti i tij maksimal kap kuotën e 175 metrave.

Ndërkaq, po nga të dhënat zyrtare mësohet se në Vaun e Dejës niveli është 74.33 metra, nga 76 metra që është maksimumi i lejuar.

Kurse prurjet në këtë hidrocentral llogariten në 100 metër kub për sekondë dhe derdhjet janë 810 metër kub për sekondë.

Kuotat, prurjet dhe prodhimi

HEC

K. max. lejuar

(m)

K. orare

(m)

Dif. Kuotave orare

(cm)

Prurjet orare

(m3/sek)

Prodhimi orar

(MË)

Fierze

296.00

290.02

-1

450

450

Koman

175.00

170.95

-5

150

580

V.Dejes

76.00

74.57

+1

100

250

Ulez+Shkopet

128.80

128.57

+1

96

45

HEC e tjere

40

Derdhje uji

Fierze

Koman

V.Dejes

Ulez

Shkopet

Porta (m3/sek)

150

200

250

0

0

Agr (m3/sek)

450

660

550

64

80

Total (m3/sek)

600

860

800

64

80

n.e/NOA

KOMENTE