Milano, 14 Janar NOA - Sapo ka mbaruar ndeshja midis Milanit dhe Novarës e vlefshme për Kupën e Italisë ku skuadra që do të kualifikohej vazhdonte më tej në çerek finalet e këtij evenimenti.
Ka qenë pikërisht Milan e cila e ka fituar këtë të drejtë duke e mundur ekipin e Novarës me rezultatin 2 me 1.
Goli i parë u shënua nga kuqezinjtë e Leonardos ku një gol mjaft i bukur i realizuar nga Filipo Inzaghi i kaloi ata në avantazh.
Në fillim të pjesës së dytë Novara barazoi rezultatin duke e hapur ndeshjen dhe i bëri plot 10 mijë tifozët e ardhur në "San Siro" të besonin në fitoren e kësaj ndeshjeje.
Llogaritë në këtë sfidë u mbyllën nga francezi Flamini i cili realizoi një gol mjaft të bukur me gjuajte nga distanca në bashkimin e dy shtyllave të portës së mbrojtur nga Fontana.
Kjo fitore ishte mjaft e rëndësishme për ekipin e Milanit pasi i jep të drejtën për të vazhduar më tej në këtë kompeticion duke konfirmuar edhe njëherë momentin e mirë që po kalon skuadra, por për tu duartrokitur është dhe loja që arriti të bënte Novara në këtë sfidë.
r.b/NOA