English

Mbyllen portat në Fierzë dhe Koman

Tiranë, 14 janar NOA - Pas dy javë shkarkimesh, ministria e Energjetikës ka marrë vendim që të mbyllë portat e hidrocentralit në Fierzë dhe në Koman.

Lajmin e njoftoi zv/ministri energjetikës, Leonard Beqiraj, i cili u shpreh se shkarkimet do të vijojnë vetëm në hidrocentralin e Vaut të Dejës, me 200 metër kub në sekondë. Shkak i mbylljes së portës është fakti se Fierza arriti në kuotën e 290 metrave, nivel ky i konsideruar si i sigurisë.

Hapja e detyrueshme e portave në Fierzë ishte fatale për banorët e Shkodrës, pasi sipas ekspertëve 50 % e përmbytjeve ka ardhur pikërisht nga derdhja e portave të këtij hidrocentrali.

r.l/NOA

KOMENTE