English

PE, Albertini për bojkotin: PS po refuzon demokracinë, Kuvendi nuk del mbi drejtësinë

Tiranë, 14 janar NOA - "Të mos pranosh rregullat siç bën opozita me qëndrimin e saj është të refuzosh demokracinë".

Kështu deklaroi Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, Gabriele Albertini gjatë një takimi me Kryetaren e Kuvendit.

Ata biseduan sot lidhur me liberalizimin e vizave dhe përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Pas takimit, Alberitni dha një deklaratë për median, ku theksoi se brenda mesit të këtij viti, në verë, do të mbyllet proçesi i liberalizimit të vizave për Shqipërinë. "Jemi shumë të kënaqur sepse kjo afron Shqipërinë me Evropën, dëshirë që e kemi të gjithë ne, veçanërisht ne italianët që jemi afër.

Natyrisht dhe për shqiptarët, që pas vitesh izolimi, aspiron të hyni në Evropë me të drejta të plota" tha Albertini.

I pyetur për qëndrimin e opozitës zoti Albertini tha: "Pa dyshim rregullat e demokracisë janë rregulla të forta. Në momentin kur bëhen zgjedhje dhe pasi komuniteti ndërkombëtar i ka verifikuar dhe çertifikuar si zgjedhje të rregullta, atëherë rezultat e dala qartësisht, janë një realitet. Nga këto zgjedhje ka dalë një mazhorancë dhe minoranca duhet të ndërgjegjësohet për vendin që i takon.

Të mos pranosh këto rregulla siç bënë opozita me qëndrimin e saj, është të refuzosh demokracinë.

Pra konfirmoj pozicionin e Presidentit e Parlamentit Europian Buzek se, "mazhoranca qeveris dhe opozita kontrollon".

"Bazuar në shtetin e së drejtës, në ndarjen e pushteteve, ku parlamenti është një pushtet, drejtësia një pushtet tjetër, dhe qeveria një tjetër, dhe meqenëse drejtësia ka marrë një vendim në lidhje me pretendimet e opozitës, atëherë pushteti politik nuk mund të dalë mbi pushtetin e drejtësisë. Po ta bënte parlamenti këtë, do të thotë që të shkelë rregullat e shtetit të së drejtës dhe kjo do të largonte Shqipërinë nga Europa." tha më tej Albertini.

k.k/NOA

KOMENTE