Tiranë, 14 janar NOA - Fill pas inspektimit të zonave të përmbytura në Shkodrër, ambasadori i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Withers dhe ambasadori i KE Lohan premtuan sot ndihmë deri në rehabilitimin e plotë të zonës së Shkodrës.
Withers u shpreh se duke filluar nga nesër do të jepen të dhëna për fazën e parë të ndihmës nga SHBA-të që do të ndiqet nga një tjetër faze që konsiston në kthimin e banorëve në shtëpi. "BE dhe shumë vende anëtarë kanë treguar solidaritet, që nuk përfundon këtu.
Ne do të jemi këtu në rikuperimin dhe rehabilitimin e zonës", tha ambasadori i KE Lohan i cili shtoi se komuniteti ndërkombëtar ka shprehur solidaritet konkret si në ekspertë ashtu edhe në shpërndarjen e ndihmave. Dy ambasadorët inspektuan sot zonat e përmbytura në Komunën Obot në Shkodër bashkë me presidenti Bamir Topi i cili kërkoi kompensim rela për banorët e dëmtuar.
k.k/NOA