English

Presidenti Topi në Obot: Kërkoj kompensim për banorët e dëmtuar

Shkodër, 14 janar NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi mbërriti sot në mesditë në Komunën Obot për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet.

Kreu i Shteti inspektoi zonën bashkë me ambasadorin amerikan Uithers, dhe të KE-së Lohan.

Gjatë një deklarate para gazetarëve Topi u shpreh se kërkon kompensim real për të gjithë banorët e qarkut të Shkodrës të prekur nga përmbytja.

"Dëshiroj nga zemra me sinqeritetin maksimal të vlerësoj banorët e zonave të përmbytura të cilët kanë ditur me mjaft maturi dhe fisnikëri të përballojnë një situatë e cila është konsideruar si shumë kritike.

Me lejoni të vlerësoj një kthim të situatës pasi u kalua situata kritike tani po kalohet gati-gati çdo ditë në situata më normale" tha Topi i cili shtoi se ka një thithje të dukshme të ujit nga Buna. Presidenti falënderoi të gjithë strukturat e shtetit, forcat e ushtrisë dhe të policisë e shoqatat të cilat demonstruan solidaritet në menaxhimin e situatës si dhe partnerët ndërkombëtar për gatishmërinë e tyre si dhe median për paraqitjen me transparencë dhe pa u lodhur situatën në gjithë këto ditë. "Pa tjetër kjo zonë do i kthehet normalitete me ndihmën e strukturave të shtetit. Të vazhdojë bashkëpunimi. Evidentimi i dëmeve që kanë ardhur nga kjo situatë. Shteti të bëjë të mundur që gjithçka të kompensohet. Jam i bindur që kompensimi do të jetë real në bazë të një gjykimi dhe profesional." tha presidenti Topi.

Më tej Kreu i Shteti theksoi se nuk është cenuar siguria kombëtare e cila u monitorua në çdo minutë të 24 orëshit dhe se Instituti i Këshillit të Sigurimit Kombëtar ka qenë në terren dhe ka monitoruar situatën në çdo moment.

k.k/NOA

KOMENTE