Prishtinë, 14 janar NOA - Të gjithë punëtorët e KEK sh..a. dhe menaxhmenti i korporatës për të ndihmuar sadopak situatën e rëndë të krijuar në veri të Shqipërisë nga reshjet e fundit, kanë vendosur t'i bashkohen iniciativës së Qeverisë së Kosovës për të ofruar mbështetje financiare për banorët e Shkodrës me rrethinë të afektuar nga situata e reshjeve.
Duke e parë situatën e rëndë që mbizotëron në këtë pjesë, kanë ndarë nga pagat e tyre shumën totale prej 33,572 Euro.
Kjo ndihmë vije pas ndihmës që KEK i ka dhënë korporatës simotër KESH duke marrë energji elektrike aq sa e duron rrjeti i transmisionit nga fundi i dhjetorit dhe gjatë janarit. KEK bëri të diture me KESH ka bashkëpunim të shkëlqyer.
"Në vazhdën e këtij bashkëpunimi KEK sh.a. ka shprehur gatishmërinë e plotë të mbetet në dispozicion për të ofruar çfarëdo mbështetje teknike ndaj KESH dhe Shqipërisë në këto momente të vështira, në mënyrë që të vazhdojë të jap ndihmën për tejkalimin e kësaj situate" thuhej në deklaratën e KEK lëshuar sot.
k.k/NOA