English

Republika Islamike e Mauritanisë njeh shtetin

Mauritani, 14 janar, NOA - Republika Islamike e Mauritanisë është shteti i 65-të që njeh Kosovën si shtet të pavarur. Lajmi është konfirmuar nga Konsullata e Kosovës në Nju Jork, me një notë verbale nga ministria e Punëve të Jashtme e Mauritanisë, dërguar ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Në notën verbale të njohjes, mes tjerash thuhet se "duke iu referuar letrës së Shkëlqesisë së tij, ministrit të Punëve të Jashtme Skënder Hyseni, dërguar homologut mauritan, Ministria e Punëve të Jashtme e Mauritanisë ka nderin të njoftojë se e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe ka marrë vendim që të themelojë marrëdhëniet diplomatike në nivel ambasadorësh".

Ndërkaq, në notën verbale të njohjes po ashtu thuhet se Mauritania është e bindur se ky vendim hap mundësi të mëdha të zhvillimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimit me interes të ndërsjellët në të gjitha rrafshet, ato politike, ekonomike, sociale dhe kulturore.

Republika Islamike e Mauritanisë gjendet në Afrikën Veriperëndimore, kufizuar me Oqeanin Atlantik, Senegalin, Malin, Algjerinë dhe Marokun.

n.e/NOA

KOMENTE