English

Rodriguez bashkohet me Liverpulin

Tiranë, 14 Janar NOA - Maksi Rodriguez mbërriti në Angli dhe u bashkua me ekipin e Liverpulit, për të kryer testet mjekësore, duke kaluar në radhët e Atletiko Madridit.

Lojtari i krahut të mesfushës, që aktivizohet edhe me ekipin kombëtar të Argjentinës është në prag të nënshkrimit të një kontrate, që do të zgjasë rreth 18 muaj në "Anfild".

Djaloshi 29 vjeçar mund të kthehet sërish pas në Spanjë, për të plotësuar detajet e fundit të kalimit.

Ai do të bashkohet me ekipin e Rafa Benitezit në Angli për të qenë i gatshëm në ndeshjen e radhës, kundër Stouk Sitit.

Benitez shpreson se 1.5 milionë sterlina që janë paguar për lojtarin, të kompletojnë në kohë kalimin e Rodriguez, i cili këtë shumë do t'ia dorëzojë klubit të tij, në Spanjë.

r.b/NOA

KOMENTE