English

Tentoi të ndihmonte dy persona të kalonin ilegalisht kufirin, arrestohet 24-vjeçari

Gjirokastër, 14 janar NOA - Specialistët e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër arrestuan dje një 24-vjeçar pasi tentoi të ndihmonte dy persona të kalonin ilegalisht kufirin.

Burime nga policia thanë se 24-vjeçari Eugen Beca, lindur dhe banues në fshatin Veliqot të rrethit Tepelenë u arrestua pasi dje është kapur nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë në afërsi të karburanti Eko, poshtë pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë afër kufirit jeshil së bashku me dy shtetas të tjerë, një nga rrethit i Fierit dhe një nga rrethit i Tiranës, të cilët po tentonin për të kaluar kufirin e gjelbër për në shtetin Grek në mënyrë të paligjshme.

Menjëherë janë shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë për verifikime të mëtejshme, ku pas hetimeve të policisë rezultoi se Beca do t'i ndihmonte këta shtetas të kalonin kufirin e gjelbër për në shtetin grek në mënyrë të paligjshme kundrejt fitimit 1000 Euro për person.

Policia kreu të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale ndërsa u bë dokumentimi i plotë me prova ligjore për veprën penale të "Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit".

k.k/NOA

KOMENTE