English

Aksidenti, autobusi përplaset me makinën, nuk ka të lënduar

Elbasan, 15 janar, NOA - Forcat e policisë së Elbasanit kanë arrestuar në flagrancë 62-vjeçarin Lefter Dedja, vjeç 62, lindur dhe banues në këtë qytet pasi shkaktoi aksidentin e një makine tjetër. Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Elbasanit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur "Ura e Lizës". Mjeti që shkaktoi aksidentin ka qenë një autobus i firmës Kriva, me targa EL 2973C, me drejtues Lefter Dedjan, ndërsa tjetri një mjet tip Golf me targa LB 2430 A, me drejtues 37-vjeçarin me inicialet L.K, lindur dhe banues në Librazhd.

Si pasojë e kësaj përplasje është dëmtuar drejtuesi i mjetit golf L.K, i cili pasi mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin kirurgjik të Elbasanit, është dërguar në spitalin Ushtarak të Tiranës për mjekim më të kualifikuar dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", e cila parashikohet nga neni 290 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE