English

Ambasadorët sigurojnë Berishën: Do mbështesim qeverinë për anëtarësimin në BE

Tiranë, 15 janar NOA - Kryeministri, Sali Berisha priti sot ne një takim Ambasadorin e Spanjës në Tiranë, Emanuel Montobio dhe Kryetarin e Misionit të BE-së në Tiranë, Ambasadorin Lohan të cilët e informuan Kryeministrin për prioritetet e Presidencës spanjolle të BE-së për gjashtë muajt në vijim.

Ambasadorët Montobio e Lohan i shprehën Berishës angazhimin dhe vendosmërinë e plotë të BE-së dhe presidencës spanjolle për të mbështetur plotësisht përpjekjet e qeverisë shqiptare për ecjen përpara në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe proceset e tjera të lidhur me të si ai i heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë.

Bashkimi Evropian dhe presidenca spanjolle e radhës mbështesin plotësisht perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe do të vazhdojnë të përkrahin atë dhe qeverinë shqiptare në të gjitha përpjekjet për të ecur përpara me hapat e mëtejshëm në këtë drejtim duke vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me qeverinë shqiptare edhe në këtë fazë të përgatitjes së përgjigjeve të pyetësorit të Komisionit Europian, si edhe në projektin tjetër për liberalizimin e vizave.

Kryeministri Berisha i falënderoi të dy ambasadorët për ekspozenë dhe shprehu mirënjohjen e tij dhe të qeverisë shqiptare për përcaktimin nga ana e presidencës spanjolle të zgjerimit të BE-së si një ndër prioritetet kryesore të punëve të saj.

Kryeministri Berisha u shprehu ambasadorëve vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të përgatitur dhe për t'i dorëzuar Komisionit Evropian dokumentin më cilësor me përgjigjet për pyetësorin dhe për të marrë çdo masë e për të realizuar çdo reformë në fushat prioritare, me qëllim që Shqipëria të ecë me hapa të shpejtë përpara, si në ecjen e mëtejshme të procesit të anëtarësimit në BE, ashtu edhe për liberalizimin sa më shpejtë të vizave për qytetarët shqiptarë.

Kryeministri Beriha ftoi vendet e BE-së të marrin në konsideratë pjesëmarrjen dhe kontributin në këtë konferencë, pasi thellimi i lumit të Bunes si dhe masat e tjera mbrojtëse infrastrukturore, janë projekte të një rëndësie të jashtëzakonshme, por edhe shume te kushtueshme, ndaj çdo kontribut i BE dhe vendeve të tij është shume i mirëpritur dhe i vlerësuar.

k.k/NOA

KOMENTE