English

Arrestohet kosovari, donte të kalonte Durrësin me letra false

Durrës, 15 janar, NOA - Forcat e policisë kufitare të Portit të Durrësit kanë arrestuar në flagrancë një kosovar, i cili tentonte të kalonte kufirin ujor shqiptar me dokumente të dyshuara si të falsifikuara. Burimet policore bëjnë me dijeni për NOA-n se i ndaluari është 45-vjeçari Avdi Gashi, lindur në Suharekë të Kosovës dhe banues në Prizren.

Mësohet se ai është kapur në Portin e Durrësit duke tentuar të udhëtojë në mënyrë të kundraligjshme drejt Italisë me tragetet e linjës Durrës-Bari, me një leje qendrimi zviceriane në emër të tij, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Nga ana e policisë u bë sekuestrimi në cilësinë e proves materiale i dokumentit të mësipërm si dhe u kryen veprimet e nevojshme proceduriale, ndërsa materialet për veprën penale të "Falsifikim i dokumentave" iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE