English

Demokracia e Re, kreu Selmani shkarkon Këshillin e kësaj partie

Shkup, 15 Janar NOA - Kryetari i Partisë Demokracia e Re e shqiptarëve në FYROM (ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë), komunikoi sot shkarkimin e të gjithë drejtuesve të Këshillit Komunal, duke i akuzuar ata për instalim strukturash paralele.

"Për shkak të veprimeve antistatutore, instalimit të strukturave paralele, anashkalimit të strukturave legjitime, anashkalimin dhe nënçmimin e anëtarëve dhe simpatizantëve të shumtë

dhe aktivitetit kundër interesave të Demokracisë së Re, kryetari i partisë, z.Imer Selmani, sot më datë 15 janar 2010, solli vendim për të shkarkuar dhe suspenduar udhëheqësinë e Këshillit Komunal të Demokracisë së Re në Çair", - thuhet në një komunikatë zyrtare që shpërndau kjo forcë politike e krijuar pak vite më parë në Maqedoni.

Komunikata njofton se për koordinator për riorganizimin e Këshillit Komunal të Çairit është emëruar Fatmir Etemi.

z.r/e.lNOA

KOMENTE