English

Gjykata e Lartë rishqyrton çështjen "Mediu" pas akuzave të familjarëve të viktimave

Tiranë, 15 janar, NOA - Ndërsa e kishte mbyllur njëherë procesin e gjykimit ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit, organi i Gjykatës së Lartë e ka rimarrë sërish në shqyrtim atë.

Këtë radhë është padia e ngritur nga familjarët e viktimave të Gërdecit, të përfaqësuar nga familja Durda për të afërmin e saj të vdekur në tragjedinë e rëndë që do të gjykohet nga ky organ gjyqësor.

Trupi gjykues drejtohet nga gjyqtarja Ariana Fullani, ndërsa Gjykata e Lartë herën e parë e mbylli këtë çështje me pretendimin se kishin kapërcyer afatet kohore, por edhe me mbylljen e hetimeve nga organi i akuzës.

Familjarët e viktimave i përfaqëson Feruzan Durda, ndërsa ministrin Mediu, avokati i tij Ardian Visha.

Familja Durda akuzon direkt ministrin Mediu si të implikuar në tragjedinë e Gërdecit, duke ngritur padinë se ai ka dëmtuar familjarët e saj përmes kësaj tragjedie.

n.e/NOA

KOMENTE