English

I dhuron gruas një celular "spiun", dënohet 50-vjeçari

Bovalino (Reggio Calabria - Itali) 15 Janar NOA - I dhuron nuses së re një "celular-spiun" nga ku përgjonte për vite me radhë thirrjet telefonike si dhe mesazhet hyrëse dhe dalëse nga aparati.

Një nëpunës banke me inicialet G.C. (policia nuk e bën të ditur identitetin) pesëdhjetë vjeç nga Bovalino, është denoncuar në polici për shkelje të ligjit duke u dënuar katër vjet heqje lirie.

Nga viti 2007 dhe deri në fund të vitit 2009, ndoshta për shkak të xhelozisë së fortë, i akuzuari përgjonte në mënyrë të paligjshme të gjitha komunikimet e së shoqes me anë të këtij celulari.

Rasti është zbuluar nga policia e Locrit, të cilët kanë informuar menjëherë Prokurorin e lokalitetit Locri.

Ligji ndalon të gjitha format e përgjimit, jo vetëm midis individëve por edhe midis bashkëshortëve. Përgjimet e lejuara janë vetëm ato të ndërmarra nga policia si dhe autoritet gjyqësore.

a.k/NOA

KOMENTE