Tiranë, 15 Janar NOA - Lojtari brazilian i Romës Julio Baptista duket se është gjithnjë e më pranë ekipit të Interit. Flitet se kjo tratativë mund të përfundojë që ditën e sotme (e Premte) dhe braziliani mund të jetë nën urdhrat e Mourinjos që në javën e ardhshme. Baptista është lojtari që po kërkonte tekniku i Interit për të mbuluar atë rol të cilin Mourinjo nuk e kishte gjendur ende një lojtar.
Në këtë tratativë përveç parave që do të shkojnë në drejtim të Romës do të futet dhe mbrojtësi Burdiso kartoni i të cilit do të jetë plotësisht në pronësi të Romës.
Po në këtë moment Inter është dhe në gjurmët e mbrojtësit të krahut të Lazios Kolarov, për të cilin Moratti ka ofruar një shumë prej 8 milionë eurosh plus gjysmën e kartonëve të disa lojtarëve në ekipin e të rinjve të Interit.
r.b/NOA