English

Ministria e Brendshme: Përmirësimi i motit sjell tërheqjen e ujërave nga toka e përmbytur

Tiranë, 15 janar NOA - Ministria e Brendshme lëshoi një deklaratë pak minuta më parë me anë të së cilës bëri të ditur se për shkak të përmirësimit të kushteve të motit ka vijuar tërheqja e ujërave nga sipërfaqja e tokës së përmbytur në zonën e Shkodrës.

"Konkretisht, sot sipërfaqja e tokës së përmbytur, sipas raportimeve të kryetarëve të komunave dhe Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë është 8340 ha, nga 9340 ha që ishte ditën e djeshme dhe 11 400 ha që ishte dy ditë më parë.

Strukturat e Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të tjera të angazhuara për përballimin e emergjencës civile në zonat e prekura nga përmbytja në Qarkun e Shkodrës kanë punuar gjatë ditës së sotme për realizimin e detyrave të përcaktuara nga Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile" deklaroi ministria e Brendshme.

Sot janë kryer dhe vijojnë ende operacionet e shpërndarjes së ndihmave ushqimore, të ushqimit për bagëtinë si dhe për përforcimin e argjinaturave përgjatë lumenjve në zonën e Shkodrës.

Sipas ministrisë së Brendshme deri më tani rezultojnë të përmbytura gjithsej 8340 hektarë tokë, 2169 shtëpi ndërsa janë evakuuar 573 persona.

k.k/NOA

KOMENTE